Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24 orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacienteve, krahasuar me numrin e pranimeve.
Në QKUK ka pasur 25 pranime të pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre 887 me Covid-19 pozitivë, 838 me oksigjeno-terap dhe 65 në kujdes intensiv./arbresh.info/
368 pacientë janë të shpërndarë nëpër klinikat e Kosovës:
Klinika Infektive, 99 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 64 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Ndërkaq, në spitalet rajonale gjenden 634 pacientë:
Spitali i Prizrenit, 131 pacientë
Spitali i Gjakovës, 76 pacientë
Spitali i Pejës, 192 pacientë
Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë
Spitali i Ferizajt, 67 pacientë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...