Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinika Universitare të Kosovës (QKUK), mbetet njëra nga klinikat me të ngarkuara me pacientë.
Kështu njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar me anë të një postimi në Facebook.
Sipas këtij njoftimi, gjatë vitit 2023 në këtë klinike kanë qenë të shtrirë 7 mijë e 141 fëmijë për trajtim mjekësor në reparte të ndryshme, me gjithsej 51 mijë e 470 ditë shërimi, shkruan Arbresh.info.
“Sipas raportit vjetor të punës së Klinikës së Pediatrisë për vitin 2023, gjatë një viti, në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë 7 mijë e 141 fëmijë për trajtim mjekësor në reparte të ndryshme të kësaj klinike, me gjithsej 51 mijë e 470 ditë shërimi.”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
ShSKUK bën të ditur se sipas të njëjtit raport, ka pasur gjithsej 21 mijë e 256 vizita ambulantore./Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...