SHSKUK-ja u paguan punëtorëve shtesa për kujdestari përkundër që nuk kujdestarojnë, raporton Koha Ditore.
Një gjë e tillë konfirmohet nga fletëpagesat e ekzekutuara nga ky institucion muajt e fundit. Punëtorët administrativë, asistentët e zëdhënësit kanë përfituar me mijëra euro në emër të kujdestarive të mjekëve.
Një zyrtare administrative ka pagë mujore mbi 400 euro por në dëshmitë e fletëpagesave del se ka përfituar shtesë edhe mbi 500 euro për muajin gusht.
Drejtori, Basri Sejdiu i kontaktuar nga gazeta ka thënë se, “punëtorët administrativë nuk munden të paguhen për kujdestari por vetëm për orë shtesë”.
Megjithatë gazeta ka dëshmi të këtyre pagesave, detajet e së cilave do t’i botojë në artikullin e gazetës për numrin e të premtes.
Derisa Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK-së, thotë se të gjitha pagesat e stafit të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, bëhen konform legjislacionit në fuqi.
Poashtu, shton se koeficientet e pagave janë të rregulluar në nivel të Ministrisë së Administratës Publike.
“Sipas legjislacionit në fuqi, secili i punësuar paguhet për orët shtesë, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf tjetër mbështetës teknik administrativ. Në rastet kur punëtorët kanë punuar jashtë orarit të punës, me kërkesë të institucionit, atëherë institucioni obligohet të paguaj orët shtesë. Në listat e pagave të muajit dhjetor, disa të punësuar kanë marrë dy paga, nëntor- dhjetor, për shkak se kanë qenë punëtorë të ri dhe nuk kanë hyrë në listë pagave dhe nuk kanë marrë pagat e nëntorit edhe pse kanë punuar. Gjithçka ka qenë ligjore dhe arsyetuar edhe në thesar ku edhe zbatohen pagesat”, thuhet në komunikatën e Zyrës së drejtorit të SHSKUK-së.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...