3.58 % është vdekshmëria e pacientëve të infarktit akut të ndodhura gjatë vitit të kaluar në QKUK.
Këto kanë qenë të dhënat që SHSKUK-ja i ka prezantuar gjatë një konference për media ku drejtori i SHSKUK-së, bashkë me atë të Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, kanë mohuar shifrat e studimit të bërë nga kardiologu Gani Bajrakari, i cili pretendon se gjatë dy viteve të fundit si pasojë e ndarjes së njësisë Invazive nga Kardologjia, është rritur vdekshmëria e pacientëve në këtë klinikë.
Drejtori i SHSKUK-së gjithë këtë situatë e ka parë si tendencë për të krijuar panik te pacientët. Ndërsa, ka akuzuar Bajraktarin se kishte tentuar të dërgojë një paciente jashtë QKUK-së, raporton KTV.
Por, kardiologu Gani Bajraktari ka të dhëna të tjera edhe për vdekjet e dyshimta që ndodhën gjatë vitit të kaluar. Bajraktari thotë se nuk është e hera e parë që ai paraqitet para komisionit dhe policisë nga drejtori Sejdiu.
Ndërsa, Oda e Mjekëve të Kosovës ka konfirmuar se tashmë është duke hetuar edhe 9 raste të tjera të paraqitura si trajtim i pandërgjegjshëm i pacientëve të trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive.
Kjo Odë ka thënë se pas hetimeve të bëra, në rast se vëren se ka elemente të veprës penale, do t’i referojë në Prokurori të Shtetit.
“Pretendimet ankimore janë të drejtuara në atë se trajtimi i pacientëve është bërë në kundërshtim me normat etiko-profesionale dhe se këto shkelje konsistojnë në mosofrimin e shërbimit adekuat shëndetësor që janë kryer në neglizhencë dhe mosveprim në ndërmarrje të masave dhe shërbimeve shëndetësore që do të duhej të ndërmerreshin.. Varësisht nga rezultatet hetimore, do të përcaktohet se a do të iniciohet procedurë disiplinore ndaj personave përgjegjës, do të hidhet ankesa si e pabazuar apo do të referohet rasti i tillë në Prokurorinë e Shtetit, nëse konsiderohet se kemi të bëjmë me kryerje të veprës penale”, thuhet në përgjigjen e Odës.
Ndërsa, numri total i rasteve që deri më tani kjo Odë është duke hetuar, shkon në 12 sosh.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...