Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vitin e kaluar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19.
Sipas SHSKUK-së, në bazë të raportit të punës për vitin 2021, janë realizuar 18 mijë e 56 vizita ambulatore dhe 31 mijë e 99 vizita të pranimit-kontrolla.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor, gjithashtu, janë bërë 856 EKG, 1 mijë e 315 EEG, 2 mijë e 257 Eho të Zemrës, 2 mijë e 574 Eho të Abdomenit, 1 mijë e 192 Eho të Trurit, 593 Eho të Mushkërive dhe 105 Eho të Gjëndrës Tiroide”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Sipas këtij Shërbimi, për 12 muaj janë kryer edhe 7 dializa, 49 flowsimetri, 76 punksione dhe 450 Strisho të Gjakut Periferik.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...