ShSKUK furnizohet me ilaçin Remdesivir

15:10 | 15 Shtator 2021
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.

Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë, transmeton arbresh.info.

Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç.

Ministria e Shëndetësisë ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme