Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se ka trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë, e që sipas tyre qëllimi është zgjerimi i hapësirave, krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për pacientët dhe stafin, por edhe renovimeve e hapësirave aktuale.
Në njoftim thuhet se në kuadër të planit për transformim total të klinikave që tashmë është përfunduar në disa prej tyre, si Klinika e Onkologjisë, Gjinekologjisë me Obstetrikë, Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare, blloku operativ kirurgjik me filtra, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, ShSKUK bënë të ditur se së shpejti lëshohen në punë hapësirat e rinovuar dhe transformuar në Klinikën e Urologjisë, Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, Klinika Emergjente, pasuar edhe me projekte të tjera.
“Duke parë këtë nevojë për pacientët me sëmundje hematologjike, është arritur të nisin punimet në ndërtimi i objektit të ri për Hematologji dhe Nefrologji, projekt ky në vlerë 4.2 milionë eurosh, që do të mundësojë kushte dhe trajtim dinjitoz për pacientët. Hapësirat aktuale ku jepet terapia hematologjike ambulantore, janë identifikuar dhe janë në planin e renovimeve. Andaj, edhe për pacientët që marrin terapi ambulantore hematologjike do të ketë kushte shumë më të mira, pas ndërtimit të objektit të ri që ka nisur, por edhe renovimeve që janë në plan në këto hapësira”, thuhet në njoftim.
“Duhet theksuar se QKUK ka në sasi të mjaftueshme të të gjitha furnizimeve të nevojshme. Pra, përfshirë, çarçafët. Ato janë për 1 përdorim, dhe ka sasi të mjaftueshme. Kemi parë njoftimet në media për këtë çështje dhe do ta trajtojmë rastin sa më parë dhe do të marrim masat e nevojshme për mungesën e tyre eventuale në klinika”, njofton ShSKUK./Arbresh.info
Lexo edhe:
“S’ka as çarçafë”: Kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...