Google ADS

SHSKUK: Dhënia e tenderit për objektin për nëna dhe fëmijë, nuk ndërlidhet me Qeverinë Hoti, ishte procedurë e nisur në vitin 2019

21:31 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me tenderin për “Ndërtimin e Objektit Spitalor për Nëna dhe Fëmijë në Prizren” me numër identifikues: 220-19-5304-5-1-, njofton se proceduara ka filluar në muajin Korrik të vitit 2019 dhe nuk ndërlidhet me Qeverinë Hoti, të gjitha procedurat janë kryer në harmoni të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik, kurse lënda 4 herë është shqyrtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, dhe ShSKUK ka vepruar konform vendimit të fundit të OSHP.

Përveç kësaj, pas ankesave të operatorëve ekonomik në procedurë, kjo lëndë ka qenë e shqyrtuar katër herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, ku sipas vendimit të panelit shqyrtues të OSHP-së, me nr.561 të datës18.09.2020, vendimi i Autoritetit Kontraktues për shpalljen fitues operatorit ekonomik është vlerësuar i drejtë, kurse zbatimi i vendimeve të OSHP-së, është obligativ për institucionet./arbresh.info

Të ngjashme