Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se 90 pacientë po trajtohen në klinikat dhe repartet Covid-19.
Kohët e fundit, gjendja me Covid-19 në vendin tonë ka parë një përmirësim, dhe numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spitalet Covid-19 gradualisht ka pësuar rënie./arbresh.info/
Njoftimi:
ShSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë
7 të konfirmuar pozitivë
3 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare