Google ADS

ShSKUK: 89 pacientë në oksigjenoterapi

09:13 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 112 pacientë. Prej tyre 106 të konfirmuar pozitivë, 6 të negativizuar. 89 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 8 pacientë në Mjekim Intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 50 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme