Google ADS

SHSKUK: 6 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë nëpër spitale

14:43 | 4 Janar 2022
Arditë Shkodra

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në klinikat Covid-19 dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovë janë të shtrirë gjashtë pacientë me Covid-19 dhe 29 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Të shtrirë 6  pacientë me Covid-19 pozitivë

Në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme  të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 6 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 2  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë  me maskë oksigjeni

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë.

Të ngjashme