Google ADS

SHSKUK: 34 pacientë në klinikat e QKUK-së, 4 prej tyre me Covid-19

10:24 | 2 Janar 2022
Arditë Shkodra

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre 4 janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-Covid, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Covid-19:  Të shtrirë 34 pacientë

34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.  Prej tyre 4 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 1  pacient

Klinika e Pulmologjisë, 28  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient  i  spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës,2  pacient

Të ngjashme