Google ADS

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

11:12 | 12 Qershor 2021
S D

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 115 pacientë.

Sipas ShSKUK-ës, 81 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

” Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 115 pacientë, 17 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 81 me oksigjenoterapi.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 115 pacientë, 17 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 81 me oksigjenoterapi.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 17 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 66 me oksigjeno-terapi./arbresh.info/

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 33 pacientë

13 të konfirmuar pozitivë

15 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme