ShSKUK: 1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

14:10 | 26 Gusht 2021
Arbresh.info

1116 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme,transmeton arbresh.info.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,  995 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 935 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Të dhënat e një dite më parë tregojnë se numri aktual i rasteve aktive është 23,845, ndërsa vetëm në tre ditët e para të kësaj jave, 44 vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme