Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 10 mujorit të këtij viti janë ofuar 230 mijë shërbime mjekësore.
Kështu u bë e ditur nga një postim në ‘facebook’ nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), shkruan arbresh.info
Gjithashtu janë ofruar shërbime kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik.
Postimi i plotë:
Gjatë 10 mujorit të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ofuar 230 mijë shërbime mjekësore.
Sa i përket shërbimeve kimioterapeutike, ku, veç barnave citostatike përfshihen edhe aplikimi i terapisë shtesë dhe mbështetëse, janë ofruar 200 mijë shërbime të administrimit dhe aplikimit kimioterapeutik e terapeutik.
Shërbime radioterapeutike janë ofruar mbi 17 mijë, ndërsa shërbime të brahiterapisë rreth 750.
Shërbimi i fizikës mjekësore ka ofruar 5 mijë e 100 shërbime, kurse shërbimet mbështetëse sikurse fizioterapia dhe psikologjia klinike, janë ofruar mbi 400.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 mijë e 330 raste të reja të tumoreve solide, patologji.
Prej tyre, 322 raste janë me kancer të gjirit, 180 me kancer të mushkërive, 312 me kancer gastrointestinal, 350 me kancer urogjinetal-gjenkologjik, si dhe me kancer në kokë-qafë, inde të buta dhe të tjera 162 raste. /arbresh.info /
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë