Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim projekligjin për arsimin e lartë në Kosovë.
Definimi i qartë i statusit të universiteteve të kosovës, problemet me kolegjet provate, akreditimet për fakultetët ishin disa nga pikat që u kërkua në këtë komision që të shqyrtohen, diskutohen dhe të ndryshohen nnë këtë projekligj.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se projekligji i ri është modern dhe i kompletuar.
“Konsiderojmë që është një projekligj mjaft modern në krahasim me projekligjin që është në fuqi. Kryesisht ndryshimet që janë bërë kanë të bëjnë me ndryshime moderne. Janë risi për herë të parë dhe kanë veçantin e tyre. Ajo çka shifet te ky projekligj është se kemi bërë kufizime në institucione që mund të prodhojnë. Risi tjetër e këtij projektligji është me formën se si mund ta fitoj statusin një Universitet. Risi tjetër është se statutet qe duhet të përfitojnë institucionet publike nga çdo institucion që është privat. Kolegjet private ta kenë nje status që nuk ka përfitim”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Kryetari i komisionit Ismajl Krrteshi kërkoi nga deputetët që të shqyrtojnë më kujdes këtë peojekligj.
Deputetja Teuta Haxhiu e mbështeti në praim projekligjin për arsim të lartë.
“Në parim jam me i dhënë dritën e gjelbërt këtij projekligji. Gatishmëria jonë është por duhet ta bëjëmë një ligj të zbatushem dhe padasht të privilegjojmë askënd. Ky projekligj ka me na mbet në Kuvend, për një kohë të gjatë do t’i bëjmë disa dëgjime” tha Haxhiu.
Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi nga LDK kërkoi që përmes këtij projektligji të definohen më qartë statuset e Universiteteve.
“Unë e përgëzoj këtë projekligj në komisionin tonë. Përmes kërij projektligji duhet të definohet qartë statusi i universiteteve”, kërkoi ajo.
Deputetja Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje gjeti një sër gabime në këtë projekligj për të cilat kërkoi nga anëtarët e komisionit të kontribojnë dhe t’i shqyttojnë mangësitë në projekligj.
“Kemi një projekligj dhe një draft që lë mjaft për të dëshiruar. Duhet të punojmë shumë në mes të këtyre dy leximeve, t’i adresojmë sa më mirë mangësitë e projekligjit” tha ajo.
Projektligji përmban 36 nene me 13 kapituj./arbresh.info
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...