Shqyrtohen Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

08:31 | 26 Nëntor 2018
Arbresh.info

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton raportin për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes sot mban mbledhjen e radhës, ndërsa shqyrton raportin për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, raportin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe
raportin për Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mbledhja e Komisionit mbahet në ora 10:00.

Ndryshe, javë më parë Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë të tri Projektligjet.

Hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese që i referohen FSK-së.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme