Shqiptohen 1600 gjoba për kundërvajtje dhe 52 urdhëresa për një javë vetëm në Prizren

13:01 | 30 Janar 2023
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 1600 gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar dhe 52 urdhëresa janë realizuar  për një Javë nga policia ne Prizren

Nga data 23.01.2023 deri me date 29.01.2023 nga Policia e stacioneve të ndryshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka pas një aktivitet të shtuar me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve në trafik.

Me qëllim që të krijohet  rend dhe rregull në trafik  policia  ka patrulluar në zonën e përgjegjësisë dhe kanë mbajt pika të shumta të kontrollit.

Gjatë mbajtjes së pikave të kontrollit përveç parandalimit, për kundërvajtësit e hasur janë shqiptuar gjoba.

Gjatë javës së kaluar nga të gjitha patrullat policore të stacioneve të policisë  së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren  janë shqiptuar 1596 tiketa kundërvajtësve.

Gjatë kësaj kohe policia ka vazhduar edhe aktivitet tjera rutinë e një ndër  to është edhe realizimi i urdhëresave të gjykatës, gjithashtu edhe në realizimin e urdhëresave të gjykatës nga policia e rajonit të Prizrenit është treguar profesionalizëm dhe performancë e mirë, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar 52 urdhëresa të gjykatës, disa nga ato edhe me burg për të dënuarit nga gjykata.

Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe ligjit e nder to edhe krijimin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme