Policia Rajonale e Ferizajt me qellim të parandalimit të aksidenteve ka ndërmarr një sërë aktivitetesh.
Vetëm gjatë javës së kaluar nga data dy janar deri me tetë janar 2023 ka shqiptuar 1075 gjoba kundërvajtësve.
Ka hequr 24 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Siç njofton Policia e Kosovës, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre 15 aksidente me lëndime dhe 26 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg