Google ADS

Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

19:20 | 28 Nëntor 2020
A. B.

Washington – Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë me plot ngazëllim se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).

KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu:

Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!

Këshilli i Përkohshëm i Kongresit Panshqiptar Amerikan

Personi kontaktues: Edona Kurtolli, [email protected]

Të ngjashme