Google ADS

Shqiptarja vozit autobusin në Zvicër (Foto)

16:43 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Vjollca Gashi që tetë vjet vozit autobusin në qytetin Biel të Zvicrës.

Përderisa në Kosovë vazhdon të jetë e rrallë ta shohim një grua duke e vozitur autobusin, në shtetet evropiane kjo gjë është e zakonshme.

Nuk ndodh rrallë herë që të shohim se meshkujt shqiptarë të vozisin autobusë në shtetet perëndimore, por nuk mungojnë as rastet si të Vjollca Gashit e cila është njëra ndër shoferet e rralla shqiptare që vozit autobusin.

Ka mbi 8 vjet që Vjollca e ushtron këtë profesion në qytetin Biel të Zvicrës, qytet ky në të cilin ajo jeton qe 25 vjet.

Në një intervistë për portalin rtv21.tv, ajo ka folur rreth profesionit të saj dhe sfidave që ka kaluar.

2-56

Shoferja nga Kosova e posedon lejen për të vozitur autobus që prej vitit 2006, mirëpo punon prej vitit 2009 në qytetin Biel.
“Ndjenja është shumë e veçantë për dy arsye, dëshira jem është vozitja e automjeteve me peshë të rëndë, e dyta vullneti i madh për këtë punë dhe shërbimi i popullit ku jetoj dhe punoj”, ka rrëfyer ajo për profesionin e saj.

Vjollca Gashi ka treguar se familja e saj e ka mbështetur e sidomos bashkëshorti për të cilin tha se ka qenë motivi më i madh që ka pasur, shkruan rtv21.tv.

“Ka qenë ëndërr e imja me vozit autobusa! Motivimin ma të madh e kam pasë nga bashkëshorti im”, ka treguar ajo.

Ajo nuk hezitoi të tregojë për mënyrën se si është pritur profesioni i saj nga familja dhe shoqëria.

3-41

“Shumë mirë, familja jem është shumë krenare gjithashtu populli im janë të kënaqur po edhe nacionalitet tjerë”, theksoi ajo.

Vjollca Gashi deklaroi se profesionin e shoferes së autobusit do ta ushtronte edhe në Kosovë.

“Po, me shumë dëshirë kisha punu në Kosovë me na i ofru kushtet sikur shteti Zvicrës! Kushtet i kemi të mira në punë edhe puna kryhet me seriozitet dhe përgjegjësi shumë të madhe”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme