Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet në Parlamentin Evropian në 21 shtete, duke përfunduar kështu zgjedhjet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
750 deputetë do të zgjidhen në Parlamentin Evropian. Në mesin e tyre pritet të jetë edhe një shqiptare. Kjo është Arba Kokalari.
Ajo jeton në Suedi dhe ka arritur që të sigurojë një ulëse në Parlamentin Evropian, një sukses i jashtëzakonshëm për të, dhe mbarë shqiptarët.
Partia e saj ka siguruar katër ulëse dhe në mesin e tyre është edhe Arba Kokalari.
“Faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur mua dhe partinë”, është shprehur ajo.
Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Partitë Popullore Evropiane, janë sërish grupi më i madh në PE, pavarësisht faktit se në këto zgjedhje humbën një numër të konsiderueshëm të ulëseve.
Përfundon trilleri në “Anfield Road”, Liverpooli dhe Man Uni...
Abdixhiku në Malishevë: Ringritja e djathtë kombëtare ka mar...
Liverpooli i revanshohet Man Utd shumë shpejtë, Salah kalon ...
Driloni i dhuron Sarës bluzën me fotografinë e tyre
Ndizet ndeshja në “Anfield Road”, shënohen dy go...
Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup” me humbje