Faton Bislimi është një nga personat që ka pasur fatin që të punoj me presidentin e sapo zgjedhur amerikan Joe Biden, dhe t’i shërbej fushatës së tij.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka shkruar se ndjehet më fat që ka pasur fatin që të punoj për fushatën e presidentit amerikan si udhëheqës i platformës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në përkrahje të Joe Biden, “Albanians for Biden.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
URIME PER JOE BIDEN! Sot, sipas projeksioneve më serioze në SHBA, pas numërimit thuajse të plotë të të gjithë votave, Joe Biden fiton garën zgjedhore dhe kështu bëhet Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shqiptarët në përgjithësi, dhe për mua në veçanti, fitorja e pozitës së shefit të Shtëpisë së Bardhë nga miku ynë i madh është fitore që ngërthen në vete mëse 30 vite të punës historike të lobit tonë në SHBA. Unë kam pasë nderin e jetës që t’i shërbej fushatës së Joe Biden për President duke qenë kështu udhëheqës i platformës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në përkrahje të Joe Biden, “Albanians for Biden.” Gjatë kohës sa isha aktivisht i angazhuar në fushatën e Biden, kam pasë rastin e papersëritshëm dhe unik të bashkëpunoj me njerëzit kyç të ekipës së madhe “Biden for President”—që nga menaxheri i fushatës, këshilltari kryesor për politikë të jashtme, e deri tek koordinatori për grupet etnike—për të cilët ndaj vlerësimin më të lartë njerzor! Kjo fitore është jo vetëm e Amerikës; kjo fitore është edhe e botës mbarë dhe e neve, shqiptarëve. Jashtëzakonisht mirënjohës lobit tonë në SHBA, dhe ekpit të Biden për President që më dhanë mundësinë të jem pjesë e kësaj fushate historike!
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...