Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitore në Aachen të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçari, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.
Raportohet se dorasi dhe viktima janë kosovarë.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.
Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.
I dyshuari ndodhet në paraburgim që nga e diela.
Prokuroria publike nuk ka dashur të komentojë pyetjet nëse ai tashmë është akuzuar për vrasje, nëse ka precedentë penalë dhe nëse është gjetur një armë e vrasjes.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...