Një fjalosje në trafik ka mjaftuar që të tensionohen gjakrat dhe të plagoset një person, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtij incidenti është plagosur një person i gjinisë mashkullore në këmbë, e ku më pas është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtjeje me urdhër të prokurorit.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren
“Rr. Xhemil Fluku, Prizren 10.01.2022 ─ 14:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtëne me armë zjarri në drejtim të viktimës. Si pasojë e të shtënave viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...