Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar ishte ngjitur në bigën lundruese Mediterraneo për të kryer punime në anijen Amoretti. Ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhuboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt.
Procesi i shkallës së parë u mbyt me dënimin e 6 prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit ishin 10 të akuzuar për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa 3 të tjerë me nga 1 vit.