Google ADS

Shqiptari ekzekuton ish-gruan në sytë e familjes dhe 4 fëmijëve

23:54 | 29 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një tjetër krim i rëndë në familje ka ndodhur në radhët e emigrantëve shqiptarë. Këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një grua me origjinë shqiptare nga Kosova është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

Mediat gjermane njoftojnë se 30-vjeçarja Emine A., nënë e katër fëmijëve u qëllua me gjakftohtësi natën e së hënës në qytetin gjermane Salzgitter. Vrasësi është Anton B. 38-vjeç, i cili është arrestuar nga policia disa orë pas krimit.

“Bild” shkruan se anëtarët e njësisë së posaçme arrestuan burrin rreth orës 13:19 minuta të ditës së sotme në momentin që po hynte në apartamentin e tij në Westerkappeln (NRW). Në makinën e tij, policia gjeti armën e vrasjes.

Vëllai i viktimës, Blerim A. ka rrëfyer për gazetën gjermane BILD se vrasësi tha para se të qëllonte: “Tani po merr atë që ke kërkuar”. Para ekzekutimit të ish-bashkëshortes ai ka sulmuar edhe nënën e saj, por edhe anëtarë të tjerë të familjes që ndodheshin në shtëpi.

“Ai donte të na vriste të gjithëve. Një plumb më pas goditi motrën time më të madhe Arlinda, 32 vjeçe. Motra ime më e vogël u godit në kokë”, përshkruan Blerim A. incidentin, transmeton Gazeta Shqip.

Mësohet se Anton B. dhe Emine A. kanë jetuar së bashku për rreth 7 vite. Ata ishin të martuar, por jo sipas ligjit gjerman dhe kishin katër fëmijë, por gjashtë muaj më parë marrëdhënia përfundoi.

“Motra ime bëri gjithçka për fëmijët e saj. Antoni nuk punonte. Emina madje bënte disa punë në mënyrë që të rrisë fëmijët e saj siç duhet”, ka rrëfyer mes lotëve vëllai i saj.

Më tej ai ka shtuar se Antoni dhunonte jo vetëm bashkëshorten, por edhe fëmijët e tij.

“Fëmijët kanë frikë nga babai i tyre. Ata nuk duan të jenë më me të”, ka thënë vëllai i të ndjerës. Fëmijët tani qëndrojnë përkohësisht me xhaxhain e tyre. “Unë do të bëj gjithçka që fëmijët të jenë mirë”, tha Blerim A. në një diskutim me regionalHeute.de.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme