Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë azil në Francë

07:10 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Përkundër se Shqipëria është një vend me “origjinë të sigurt”, qytetarët e saj vazhdojnë të kërkojnë azil në vende të ndryshme evropiane, ndër to edhe në Francë.

Gjatë vitit 2017, në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil, derisa janë rritur kërkesat nga nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore, përcjell albinfo.ch.

Madje, numri është rritur në krahasim me vitin e kaluar, apo 17 % më shumë, raportojnë mediat shqiptare.

Franca është nga destinacionet e ‘preferuara’ të azilkërkuesve, derisa kryeson Gjermania me 200 mijë aplikime për vitin 2017.

Një pjesë dërrmuese e atyre që synojnë qëndrimin në Francë janë nga Shqipëria. Nga 7.630 aplikime nga persona të rritur, shteti francez kthyer përgjigje pozitive vetëm 6.5%. Afganistani vjen i dyti me 5.987, e pas tij renditen Haiti, Sudani e Guinea.

Koha mesatare e pritjes, pas depozitimit të kërkesës për azil, ishte ulur në 3 muaj, por pas një urdhri të presidentit Emmanuel Macron, sivjet do të tkurret edhe më shumë dhe përgjigjja mund të merret brenda më pak se 2 muajve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme