Shqiptarët nuk e punojmë më tokën. Nëse shohim të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2018, fermeri ynë ka prodhuar më pak drithëra se në vitin 2017. Po ashtu nëse shikojmë regjistrin statistikor të blegtorisë numri i gjedhëve ka shënuar një rënie me 1.7%.
“Po të shikoni të dhënat e Instatit disa nga produktet bujqësore bazë kanë një rënie nga 2017-2018 e cila varijon nga 10,20 deri në 50%,” tha Ndoc Fasllia.
Sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, fermerët kanë braktisur fermat pasi ministria e bujqësisë nuk ka krijuar politika mbështetëse për ta.
“Bujqësia fatkeqësisht vazhdon ti mbështesë zhvillimit spontan shto këtu dhe mungesën e ndjeshme të mbështetjes financiare. Subvencionet nga 20 milionë dollarë janë ulur në 4 milionë dollarë. Në qarqet me bujqësi të zhvilluar me 506 mijë ferma bujqësore po të shikoni skemat e mbështetjes kanë përfituat 10-15 fermerë,” tregon ai.
Teksa prodhimi bujqësore vendas ulet, nga ana tjetër shohim rritje të importeve. Konsumatori në tryezën e tij po e shtron me shumë me ushqime të huaja se ato vendase.
“Ka një nonsens nga njëra anë popullsia vendase, e cila ulet nga viti në vit për shkak të emigracionit, numri i konsumatorit vendas bie, nga ana tjetër kemi rritje të importeve,” shprehet ai./tch
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...