Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, kanë nisur iniciativën që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Letrën me këtë iniciativë, ata ia kanë nisur përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, koordinatorëve të delegacioneve shtetërore të Kosovës, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt, raporton FoNet.
Në letrat e tyre thuhet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë “paraqet rastin që të zgjidhen probleme vitale për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.
“Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitimë të institucioneve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllimin që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht obliguese”, thuhet në letër.
Vlerësohet po ashtu se “përfshirja dhe menaxhimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut paraqet nevojën për paqe afatgjate midis popujve në Ballkanin Perëndimor”.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut