Emërimi i Bujar Osmani në qeverinë e Zoran Zaev në Maqedoni, si zëvendëskryeministër për Bashkimin Evropian (i Integrimit), shihet si lajm i mirë dhe do të krijojë mundësitë për një rol edhe më konstruktiv në procesin e integrimit të Maqedonisë.
Kështu vlerëson profesori universitar nga Tirana, Gentian Elezi, për arbresh.info duke shtuar se edhe më parë shqiptarët e kanë mbajtur këtë pozicion, por tashmë jemi në rrethana të tjera, më favorizuese për të ndikuar pozitivisht në këtë proces.
“Bashkimi Evropian e ka nën fokus respektimin e të drejtave dhe marrëdhënieve të ndërsjella midis komuniteteve, kështu që kjo do të nënkuptojë një qasje më dinamike edhe nga vetë shteti maqedonas.”
Sa i përket faktorëve të jashtëm, e posacërisht problemin me Greqinë për emrin, ai thotë se sinjalet e para po ashtu duken pozitive.
“Disa zëra zyrtarë nga Greqia janë treguar optimistë për ndryshimin e qeverisë në Maqedoni si dhe kanë theksuar rolin pozitiv të shqiptarëve në këtë proces. Natyrisht që duhet edhe një qasje proaktive nga vetë Bashkimi Evropian për zgjidhjen e këtij problemi, sepse pasojat e bllokimit të procesit të integrimit kanë qenë tepër dëmtuese dhe rrezikuar stabilitetin dhe demokracinë në këtë vend.”
Elezi vlerëson se kjo zgjedhje është sukses si për shqiptarët edhe për maqedonasit, pra në tërësi për shtetin maqedonas, shkruan arbresh.info.
“Për shqiptarët pasi nga ky pozicion do të kenë mundësi të monitorojnë dhe koordinojnë plotësimin e gjithë angazhimeve në kuadër të integrimit, ku përfshihen edhe të drejtat e njeriut e të komuniteteve të ndryshme. Gjithashtu, ata do të udhëheqin procesin e negociatave për anëtarësim kur ato të hapen.”
Njëherit edhe ish-zëvendësministër i Integrimit në Shqipëri, Gentian Elezi, thotë se për politikanët e komunitetit maqedonas kjo është po ashtu pozitive pasi paraqiten të moderuar dhe konstruktivë edhe me partnerët ndërkombëtarë, duke i besuar shqiptarëve koordinimin e këtij procesi të rëndësishëm.
“Kjo mund të ketë efekt pozitiv në tërësi për ecurinë e procesit. Natyrisht, gjithcka do të varet nga vullneti politik për zbatimin e reformave dhe të angazhimeve të marra.”
Nëse procesi zvarritet, eksperti i integrimeve evropiane nuk mendon se mund të fajësohen shqiptarët, pasi strukturat e integrimit janë thjesht koordinuese, ndërsa progresi varet nga puna konkrete e institucioneve të tjera për përmbushjen e kritereve.
Para dy ditëve, për rreth gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë të kryesuar nga Zoran Zaev si kryeministër, në prani të 111 deputetëve, prej të cilëve 62 votuan “pro”, 44 kundër dhe 5 të përmbajtur./arbresh.info/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...