Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të “ndalojnë sulmet ndaj serbëve në veri”.
Vuçiq u tha gazetarëve se qëllimi i shqiptarëve është vetëm për të marrë nën kontroll veriun, e jo zbatimi i marrëveshjeve.
Kjo duke aluduar në qëndrimet e kryeministrit Haradinaj për marrëveshjen e energjisë. Ai ka thënë se Haradinaj nuk e ka lexuar marrëveshjen e Brukselit për energjinë, dhe se shqiptarët “nuk flasin pa dijeninë e mentorëve perëndimorë”, transmeton lajmi.net.
“Ata e dijnë se mentorët perëndimorë do të kujdesen që të mos përmbushen ato marrëveshje. Tregimet se janë të shqetësuar nga mos-zbatimi i marrëveshjeve janë vetëm fraza të famshme që përfaqësojnë një eufemizëm”, theksoi Vuçiq.Presidenti serb kritikoi edhe Avni Arifin dhe Enver Hoxhajn.
“Arsyeja pse jam unë i shqetësuar është se ka pasur shumë incidente në pesë vitet e funit. Dhe ata nuk shqetësohen për sulmet e rënda ndaj serbëve”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.Ndryshe ky reagim i presidentit serb erdhi pas akuzave nga Haradinaj dhe Avni Arifi që kritikuan Serbinë për marrëveshjen për energjinë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?