“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë” – Aksion simbolik në Bujanoc

10:18 | 14 Janar 2025
E.H

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot kanë realizuar një aksion simbolik para stacionit policor dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.

“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!”, ishte mesazhi që u vendos para këtyre dy institucioneve.

“Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot”, ka shkruar Lutfiu në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm