Plani i Serbisë për zbrazjen e Luginës së Preshevës nuk po ndalet. Madje, udhëheqësit shqiptar atje, thonë se si me Medvegjën, po veprohet edhe me Preshevën dhe Bujanovcin. Për këtë, ata kërkojnë që Bashkimi Evropian të bëjë presion tek Serbia, që të ndal këtë plan të sajin.
Dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil, po vazhdon edhe më tej, për të cilët mendohet se nuk janë banorë rezident në Luginë. Në pamundësi për të pasur dokumente identifikimi dhe si përfundim edhe të drejtë për të votuar.
E për këtë është shprehur i shqetësuar edhe Muharrem Salihu, bartës i listës ”Të gjithë për Medvegjen”.
“Jemi duke u organizuar që të bëjmë një regjistrim paralel të shqiptarëve të Medvegjës. Besojmë se kjo do të jetë baza për të negociuar me autoritetet ndërkombëtare për këtë rast”, tha për RTV Dukagjinin, Muharrem Salihu.
Ndërsa kryetari i lidhjes Vatra, Kushtrim Kadriu ka thënë se pas njëzet vitesh është krijuar një udhëzim administrativë për shqiptarët e dëbuar.
“Kemi arritur që më në fund të nxjerrim një udhëzim administrativ që u lejon shqiptarëve të dëbuar nga Medvegja, të marrin letërnjoftime të përkohshme të Kosovës që do të vlejë për pesë vite, ndërsa pas kësaj periudhë të njëjtët qytetarë do të mund të marrin nënshtetësinë e Kosovës”, deklaroi Kushtrim Hasani.
Kurse kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në një deklaratë drejtuar RTV Dukagjinit ka thënë se ky proces anti-njerëzor ka filluar në Medvegjë, po zhvillohet në Bujanoc për të përfunduar në Preshevë.
“Fakti për pasivizimin sitematik të shqiptarëve nga regjistri civil në Medvegjë është një rezultat i asaj që ka filluar vite më parë në Medvegjë dhe tani kemi përshtypjen se vazhdohet edhe në Komunat tjera shqiptare. Pra, mendoj ky proces anti-njerëzor ka filluar në Medvegjë, ndërsa po zhvillohet në Bujanoc ndoshta për të përfunduar në Preshevë. Insti-tucionet e BE-së duhen të aktivizohen dhe të bëjnë presion”, tha Shqiprim Arifi.
Zgjedhja e re kuvendit komunal të komunës së Medvegjës do të ketë 25 këshilltarë nga 35 sa kishte, ndërsa shqiptarë do të jenë vetëm 3 këshilltar, nga 8 sa ishin në qeverisjen e kaluar.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...