Google ADS

Shqiptarët e Luginës mbështesin platformën për bisedime me Serbinë

23:50 | 24 Shkurt 2019
Arbresh.info
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i ka dhënë mbështetje platformës së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se në këtë dokument, për herë të parë institucionet e Kosovës flasin në mënyrë publike për reciprocitet midis të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Megjithatë, Mustafa ka vlerësuar se reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Luginës.

Sipas tij, reciprociteti në të drejta duhet të çojë drejt bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme