Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, e ka përkrahur Platformën për dialog me Serbinë të Ekipit shtetëror të Kosovës.
Ai ka thënë se përfshirja në këtë platformë e reciprocitetit midis të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës është veprim i duhur.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka vlerësuar se reciprociteti në të drejta është një pikënisje e cila do të dërgojë drejt bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës në këtë platformë ka paraparë të zbatohet masa e plotë e reciprocitetit midis të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga ndërmjetësit e bisedimeve, përkatësisht Brukseli zyrtar. Mbase kjo është një pikënisje për vazhdimin e dialogut, e cila pikënisje do të çojë pa asnjë dyshim në bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën në bazë të referendumit të 22 marsit të vitit 1991”, ka thënë Mustafa.
Megjithatë, ai ka deklaruar se reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja e duhur për shqiptarët e kësaj pjesë.
Sipas Mustafës, Serbia nuk do t’i respektonte këto të drejta sikurse nuk i ka zbatuar obligimet e mëhershme ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.
“Nuk besoj se reciprociteti në të drejta do të jetë një zgjidhje fatlume për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nga përvoja që kemi me autoritetet serbe, ato gjithnjë iu bishtnojnë obligimeve të marra nga bashkësia ndërkombëtare, sepse Serbia kishte obligime të caktuara edhe pas luftës së UÇPMB-së”, është shprehur Mustafa.
Ai ka thënë se ky është momenti i duhur i bashkimit të kësaj pjese me Kosovën.
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë
Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës s...
Vdes Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e...
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...