Agjencia ‘Gallup’, së bashku me firmën për hulumtim të tregut, “Worldwide Independent Network”, ka realizuar një hulumtim në 64 shtete në mbarë botën, me pyetjen: Nëse do të vinte deri te lufta, a do të luftonit dhe të rrezikonit jetën për vendin tuaj?”, transmeton Zeri.
Rreth 61 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, nga të cilët 67 për qind meshkuj dhe 52 për qind femra.
Rreth 27 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të luftojnë. Përqindja më e madhe e atyre që janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, janë shtetet nga Lindja e Afërt dhe Afrikën veriore, më saktësisht 83 për qind e tyre, derisa përqindja më e ulët është në Evropën Perëndimore, vetëm 25 për qind.
Kur bëhet fjalë për shtetet e Ballkanit, shqiptarët e Kosovës prijnë bindshëm. Në të vërtetë, 58 për qind e shqiptarëve të Kosovës, kanë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre. Pas Kosovës vijnë boshnjakët me 55 për qind, ata të Serbisë me 46 për qind, të Maqedonisë me 38 për qind, etj.
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...
Kosovare Asllani nesër përballet sërish me Serbinë
Serwer: Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit akt i tmerrshëm, du...
Kapiteni i Ipswichit nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyrë ...
Kevin i heq 10 mijë euro nga çmimi i madh, për ta kaluar nat...
Milaim Zeka, Drilonit: ‘Ta lexoj mimikën, ti digjesh për Lel...