Heqja e lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së në Preshevë ishte temë e cila kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinionin shqiptar.
Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për lajmi.net ka folur kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ai është pyetur për arsyet e heqjes së këtij lapidari dhe gjasat që i njëjti të rikthehet në vendin ku ka qenë.
“Qeveria e Serbisë e ka hequr në një formë të paparë më herët, por është edhe tjetra që ne kemi pasur një politikbërje shumë të verbër në të kaluarën. Tentativa jonë është që kjo çështje të zgjidhet mirëpo se tash kemi super prioritete dhe prioritete”, ka thënë ai.
“Askush nuk e di për këtë, unë do të kisha pasë dëshirë të kthehet. Tash për momentin politika jonë është super prioriteti që janë negociatatat që po ndodhin në Bruksel dhe për momentin nuk është problem lapidary”, ka thënë ai.
Arifi ka fajësuar edhe udhëheqjen e mëhershme të Preshevës, duke përmendur edhe mirënjohjes që sipas tij kryetar i mëhershëm, Ragmi Mustafa u ka dhënë atyre që hoqën lapidarin.
“Fundi i fundit ka qenë një gabim teknik i ish-kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili e ka lejuar, por nuk është problemi vetëm se e ka lejuar sepse ata kanë hyrë edhe me forcat ushtarake. Por problemi ka qenë se ai që i ka çu forcat ushtarake i ka dhanë një mirënjohje. E tash ai trumbeton për Shqipërinë e Madhe dhe se duhet bashkëngjitje e të tjera, ai nuk ka qenë në gjendje me definu vetveten se çka domethënë me ta heq lapidarin dhe me i dhënë një mirënjohje atij që e ka hequr”, ka thënë ai.
Mustafën, Shqiprim Arifi e ka quajtur njeri totalisht konfuz.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët