Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar ashpër Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, duke i akuzuar për mosmbështetje të shqiptarëve në Luginë.
“Është e çuditshme qasja e tyre kundrejt shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Arifi, gjatë një intervistë në televizionin T7.
Ai është shprehur i zhgënjyer që shqiptarët e Luginës së Preshevës s’kanë marrë mbështetje për “kërkesat që janë të mundshme të financohen nga Shqipëria dhe nga Kosova”.
Arifi ka përmendur nevojën për mbështetje në arsim, në art e në shumë fusha të tjera.
“Jam shumë kritik. Kam qenë shumë kritik edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, në takimet që kemi pasur”, ka thënë Arifi.
“Po të mos ishin ndërkombëtarët në Serbi, ne do të kishim qenë të humbur, seriozisht. Shyqyr që i kemi ndërkombëtarët”, është shprehur ai.
Arifi ka deklaruar se politika e Kosovës i përdor shqiptarët e Luginës “veç për fotografi”.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit