Google ADS

Shqiprim Arifi emërohet kryetar i komunës në Preshevë

15:45 | 11 Prill 2022
A. B.

Kuvendi i Preshevës ka votuar sot pro shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës.

Në seancën e katërt të kuvendit komunal në Preshevë me 20 vota PËR Shqiprim Arifi u emërua kryetar i komunës.

Ndërsa në pozitën e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës emërohet Almin Shaqiri.

Në seancën e sotme të kuvendit me shumicë votash u votua edhe lista e anëtarëve të këshillit komunal.

Në këtë mbledhje të rregullt këshilltarët e shumicës shkarkuan zëvendës sekretarin e kuvendit dhe emërohet Mendim Berisha në pozitën zv.kryetar kuvendi.

Menjëherë pasi është zgjedhur kryetar, Arifi ka ndryshuar foton në llogarinë e tij në Faceboook, ku ka marrë urime të shumta nga qytetarët e përkrahësit e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme