Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Preshevë, për vendosjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, fazën finale të dialogut, si dhe synimet që Lugina të bashkohet me Kosovën.
Arifi në këtë intervistë duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën e vendosur ndaj Serbisë, deklaroi se e mbështetë këtë vendim të marrë nga institucionet e Kosovës.
Megjithatë, siç ka thënë kryetari i Preshevës, taksa e vendosur ka dëmtuar bizneset dhe punëtorët në Luginën e Preshevës.
“Ka unifikim në drejtim të asaj për vendosjen e taksës. Unë nuk kam vlerësim për taksën, ai ka qenë mekanizëm i domosdoshëm ndaj Serbisë. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo na ka dëmtuar, për punësimin dhe bizneset tona. Taksa ka pasur efek konkret të rëndë, dhe këtë duhet ta dallojmë. Jemi pro taksës, por duhet të kritikojmë se nuk e kemi marrë Fondin Kombëtar të Solidaritetit”, ka deklaruar Arifi në intervistën për Telegrafin.
Ai gjithashtu ka thënë se asnjë kompani nga Presheva nuk është liruar nga ky vendim për taksën.
Arifi ka bërë të ditur se këtë temë e ka paraqitur edhe në takim me liderët e Kosovës, por sipas tij ata kanë thënë se “nuk mund të bëjnë asgjë”.
“Ka pasur në vendimin e parë një kompani, që është përfshirë nga lirimi. Por me vendimin e dytë, nuk është liruar asnjë kompani nga taksa. Ne iu kemi kërkuar që kompanitë tona të lirohen, pasi kompanitë janë ‘heronjtë’ që për momentin mbajnë substancën kombëtare në Luginë. E kam paraqitur në shumë takime, por përgjigja ka qenë se nuk mund të bëjmë asgjë”, deklaroi Shqiprim Arifi.
Ndryshe Arifi ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në Preshevë, si dhe për akuzat e partive politike opozitare që po keqqeveris dhe keqmenaxhon me Komunën, si dhe po punon në bllokimin e insitutioneve publike lokale.
Ai ka vlerësuar se është punë e opozitës që ta rrëzojë qeverinë, por është shprehur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...