Google ADS

Shqipëria zgjat deri në 2027 pjesëmarrjen e trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë

16:37 | 20 Mars 2024
E.H

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë në mbledhjen e sotme mori vendimin për të zgjatur pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar të KFOR-it në Kosovë.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosur në operacionin ushtarak të KFOR në Kosovë përfundonte më 31 dhjetor 2024, por tashmë është zgjatur edhe për tre vite të tjera, deri më 31 dhjetor të vitit 2027.

Sipas vendimit, kanë ndryshuar edhe pagesat për dietat ditore, që ka qenë 6 000 lekë dhe është bërë 12 000 mijë lekë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme