Përmes një vendimi të miratuar në Këshillin e Ministrave, qeveria shqiptare njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.
Vendimi është mirëpritur veçanërisht nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue, e cila tha kjo do të sjellë progres në shkëmbimet njerëzore mes 2 vendeve. Për qeverinë shqiptare, por edhe për ambasadoren kineze heqja e vizave do të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri, të cilët, tanimë kanë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Shqipërisë direkt nga Kina.
Pasi siç raportojnë edhe operatorët turistikë deri më tani vizitat e tyre në Shqipëri kanë qenë më shumë rastësore, jo destinacion direkt.
Pjesa më e madhe e kinezëve i janë drejtuar Shqipërisë nga vendet fqinje, Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia ku kanë zgjedhur për të kaluar pushimet, nga ku kanë zbuluar paketa turistike të lira për ta parë 1 apo më shumë ditë, shkruan tch.
Sipas ambasadores kineze, Shqipëria ka shumë vende të bukura turistike, por kinezët kanë më shumë interes të shohin Krujën dhe Gjirokastrën. Sipas të dhënave nga ambasada kineze në Shqipëri, vjet Italia u vizitua nga 3 milion turistë kinezë, ndërsa në Greqi u numëruan rreth 1 milionë.
Në raportin e fundit të INSTAT në shkurt të 2018-s, mbi lëvizjet e shtetasve në Shqipëri nuk gjen të dhëna mbi shtetasit kinezë që vijnë në Shqipëri kjo edhe për shkak të kufizimit për shkak të vizave.
Zyrtarisht, Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufijve, vetëm në vitin 2017 ishin 130 milion turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...