Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se shteti shqiptar ka treguar më shumë interes për lirimin e Ramush Haradinajt se institucionet e Kosovës.
Ai ka deklaruar se pret që Haradinaj të lirohet, ndërsa ka theksuar se për bindjen e tij Ramush Haradinaj është pengesë për kthimin e Serbisë në Kosovë në forma të ndryshme, ndaj edhe po përballet me procese të këtilla, njofton Klan Kosova.
“Besoj që Ramush Haradinaj do të lirohet, sepse është i pafajshëm. Në bazë të informatave që kemi marrë, Serbia nuk ka sjellë ndonjë material shtesë, përpos atyre që tashmë kanë kaluar në Tribunalin e Hagës”.
“Dihen deklaratat e Aleksandar Vuciq për Ramush Haradinajn. Ai është pengesa kryesore për Serbinë. Haradinaj nuk është njeri i rastësishëm, në të kaluarën dhe në të tashmen. Serbia po do të kthehet në Kosovë në forma të ndryshe dhe si dikur, edhe tash, Ramushi po del pengesë kryesore për planet e tij”.
“Reagimi i shtetit të Kosovës në këtë rast ka qenë i ngathtë, i ngadalshëm dhe joinsistues. Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri do të duhej të thirrnin mbledhje urgjente, menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt”.
“Nuk kemi parë interesim të shtetit për heqjen e emrave të kosovarëve nga lista e Serbisë pranë Interpolit. Ka pasur pastrim selektiv të emrave, pasi janë hequr 137, ndërsa kanë mbetur 20. Janë hequr liderët kryesorë të vendit, ndërsa ka mbetur vetëm Ramush Haradinaj”.
“Zyrtarët e shtetit shqiptar kanë qenë më të angazhuar për rastin e Ramush Haradinajt se ata të Kosovës. Këtu nuk kam parë vullnet nga qeveritarët për t’u marrë me këtë cështje”.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...