Shqipëria nuk ka asnjë obligim kushtetues për të pajisur me pasaporta shqiptare qytetarët e Kosovës.
Kështu deklaron ish-Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të pajisur qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare si pasojë e mos-liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
I ftuar në Ora News, Çejku sqaroi edhe debatin për nenin 8 pika 1 të Kushtetutës së vendit, duke deklaruar se është bërë në vitin ’98 kur Kosova ishte nën okupimin serb, ndërsa sot Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie ndështetërore mes tyre.
Çejku: Përtej protokollit të një marrëdhënie ndërshtetërore, kërkesa e Thaçit drejtuar Metës që shqiptarët e Kosovës të marrin masivisht shtetësi të Shqipërisë ishte një kërkesë kulminante e gjithë këtyre zërave që nga biznesmenët dhe deri tek qytetarët që ndihen të rrethuar nga një mur i izoluar që ka Kosova prej vitesh. Duhet të lëmë anash raportin dhe planin emocional të kërkesës dhe të asaj që kjo bëhet mes dy vëllezërve. Duhet që të kuptojmë se Kosova dhe Shqipëria janë përcaktuar për ta njohur njëra-tjetrën si shtete dhe detyrë e Shqipërisë është për të ndihmuar Kosovën në fuqizimin e shtetësisë së saj në shtimin e njohjeve, anëtarësimin e Kosovës në organizma rajonalë dhe ndërkombëtare dhe natyrisht dhe në çështje të tjera rajonale dhe bilaterale. Precipitimi i të gjithë kësaj vizite në një kërkesë të vetme për shtetësinë e Shqipërisë ka shkaktuar shumë shqetësime në raportet bilaterale si dhe në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare.
Është shumë e thjeshtë marrja e një vendimi për shtetësinë por është shumë e vështirë pastaj procesi në vazhdimësi. Ajo që mua më duk pak artikulim i tepruar nga Presidenti Thaçi është kur thotë që kjo kërkesë është e bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë nënkupton kujdesin ndaj shqiptarëve jashtë kufirit por nuk kemi ne në asnjë pjesë të Kushtetutës detyrimin dhe obligimin për tu dhënë shtetësi shqiptarëve jashtë. Neni 8 pika 1, ky paragrafi është bërë në një periudhë në ’98 kur Kosova ishte ende nën okupimin serb. Por duke ju referuar nenit 8, nuk kemi pas tij ligje dhe akte nënligjore që në fakt e obligojnë shtetin e Shqipërisë për të dhënë pasaporta për shtetasit e Kosovës. Kjo marrëdhënie është qartësuar në momentin që kemi njohur Kosovën si shtet. Që nga ky moment marrëdhëniet tona kanë specifikat e një marrëdhënie ndërvëllazërore por gjithsesi janë marrëdhënie ndërshtetërore.
Efektet e dhënies së një shtetësie masive
Ish-ambasadori tha se një kërkesë e tillë ka rritur shqetësimet në rajon dhe më gjerë.
Ai pranoi se vendosja e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën nga BE është një rast i paprecedent.
Madje ai është skeptik që edhe nëse miratohet, qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirisht në zonën Shengen.
Përkundër të gjithave, ai tha se zgjidhja vjen në Prishtinë.
Çejku: Kritikat janë të nënkuptuara në gjitha këto raste, paniku është i madh natyrisht sepse do të ndikonte dhe në perceptimin e faktorit ndërkombëtar ndaj shtetit të Kosovës, sepse çfarë do mbetej nga shtetësia e Kosovës nëse të gjithë shtetasit e saj do të pajiseshin me pasaportat e Shqipërisë? Zgjidhja duhet të bëhet në Prishtinë, çështja e liberalizimit të vizave duhet të bëhet në Prishtinë. Në momentin që Kosova dhe Shqipëria kanë liberalizimin e vizave atëherë çështja e shtetësisë së ndërsjelltë mund të zgjidhet në një moment të dytë. Institucionet e Kosovës duhet të fokusojnë punën e vet tek përmbushja e kritereve për liberalizmin e vizave. Kuptojmë vështirësitë në të cilat ndodhen, vendosja e disa kushteve nga BE sidomos Demarkacioni me Malin e Zi është një rast i parecedent në gjithë procesin e liberalizimit të vizave por kjo nuk ka ndodhur krejt papritur që ka gjetur të papërgatitur klasën politike të Kosovës.
Klasa politike e Kosovës duhet të kuptojë se lëshimet që ka bërë gjatë procesit të bisedimeve në tryezë me Serbinë dhe të gjitha lëshimet e tjera që ka bërë kanë prodhuar një klimë të tillë që herë pas here Kosovës i vendosen kushte të tilla. Vigjilenca duhet të ishte që në fillim. Nuk është e drejtë që BE e kushtëzon Kosovën me Demarkacionin. Nga 50 kritere teknike që ka plotësuar Shqipëria për liberalizimin e vizave, Kosovës i janë dhënë 90 kritere, i fundit është Demarkacioni që më shumë është kërkesë politike.
Pyetja është se çfarë do të ndodhë nëse Parlamenti i Kosovës miraton Demarkacionin nesër, a do liberalizohen vizat e Kosovës me BE? Unë jam skeptik, 5 vende të BE ende nuk kanë njohur Kosovën. Dyshoj se këto 5 vende, Spanja në mënyrë të veçantë që ka një problem me Katalonjën, mund të ushtrojë një presion më të madh dhe mund të gjejnë justifikime të tjera për ta vonuar procesin e liberalizimit. Në momentin që ndodh liberalizimi i vizave një shtetas i Kosovës ka të drejtë të shkojë dhe në një shtet si Spanja që nuk e ka njohur.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...