Google ADS

Shqipëria siguron Evropianin, Kurti: Festë e madhe

20:22 | 17 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Kombëtaren shqiptare për kualifikimin në Euro 2024.

Kurti e cilësoi si një festë të madhe.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve”, shkruan Kurti.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme