Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, LVV theksoi se opozitarët donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet, përcjell Arbresh.info.
Sipas tyre, Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt po e dërgon Kosovën drejt pavarësimit ekonomik.
Postimi i plotë:
E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë.
Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet.
Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut.
Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...