Shqipëria ndalon hyrjen e veturave nga Kosova

09:47 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se Qeveria e Shqipërisë ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për të gjithë shtetasit dhe veturat nga Kosova.

“Duke filluar nga data 13 mars 2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit/veturat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjithsesi, do të lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë dhe të ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale pra të atyre të cilat bartin mallra dhe veturave qeveritare.

Kjo masë do të zgjasë deri më të dielën e 15 marsit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme