Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Sipas një raporti të Eurostat, vendi ynë shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje.
Kjo normë është sa dyfishi i mesatares rajonale.
Pas Shqipërisë renditet Kosova me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012. /Euronews Albania/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...