Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka kërkuar pranimin e Kosovës në UNESCO.
Këtë kërkesë, Xhaçka e bëri gjatë sesionit të 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, i cili përkoi me 75-vjetorin e krijimit të kësaj organizate.
“Përfshirja e Kosovës, jo vetëm që do të ishte gjëja e duhur, por është një domosdoshmëri nëse më të vërtetë prioritet është adresimi i pretendimeve të përsëritura lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në Kosovë. Sepse e vërteta është që nuk ka mënyrë më të mirë dhe efikase për t’u marrë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, sesa përpjekjet e përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare. Prandaj unë sinqerisht shpresoj që arsyeja do të prevalojë dhe Kosova do të jetë e mirëpritur këtu, në mënyrë që qytetarët e saj, shqiptarët, serbët, dhe të tjerët, t’i bashkohen këtij komuniteti të madh dhe të punojnë së bashku me shtetet e tjera në promovimin e parimeve dhe vlerave që na bashkojnë të gjithëve”, u shpreh ministrja Xhaçka në fjalën e saj, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin që Shqipëria jep në sistemin e OKB-së, teksa konfirmoi se vendi i saj mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO, për modernizimin dhe transformimin strategjik të saj.
Duke përshëndetur dhe uruar organizatën në këtë përvjetor, Xhaçka shprehu sigurinë për vijimësinë e rolit unik dhe kontributit të organizatës, në adresimin e sfidave globale.
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...